MENU
klinika

Lista

Shqipëria mes vendeve në nismën rrjet i pastër 5G

13.08.2020 - 14:05

Me moton të mbrojmë “Të dhënat tona nga Kina”, një vend i cili merre të dhënat e huaja, por nuk lejojnë të vetat të dalin jashtë, lejon propagandën e saj të dalë por jo të vërtetat të hynë, Departamenti amerikan i shtetit ka deklaruar se nismës së tyre për mbrojtjen e rrjeteve të tyre 5G nga shitësit e pabesueshëm, i janë bashkuara të paktën 30 shtete të tjera. Ndër shtetet e përfshira në raport bën pjesë edhe Shqipëria.

Lista e vendeve të përfshira në nismën rrjet i pastër 5G
Shqipëria
Australia
Kanadaja
Republika Çeke
Danimarka
Estonia
Franca
Greqia
Izraeli
Japonia
Letonia
Norvegjia
Polonia
Rumania
Sllovenia
Suedia
Taiwani
Mbretëria e Bashkuar
SHBA
Vietnami

Me nismat e tyre qeveria amerikane synon të adresojë kërcënimin afatgjatë për cenimin e privatësisë së të dhënave, sigurinë dhe të drejtat e njeriut nga faktorë të tillë si Partia Komuniste Kineze (CCP). Me krijimin e një rrjeti të pastër teknologjik ata synojnë heqjen nga shitja dhe përdorimi i produkteve të si Huawei dhe ZTE.

Po ashtu kërkohet heqja e aplikacioneve jo të sigurta si TikTok dhe WeChat, të cilat sipas qeverisë amerikane janë të detyruar nga ligji kinez që t’ia dorëzojnë këto informacione private të përdoruesve. Nëpërmjet Cloud Clean: ata synojnë parandalimin e shpërndarjes së të dhënave të vleshme dhe studime me bazë Cloud, të merren nga shitësit jo të besueshëm, të tilla si Alibaba, Baidu , China Mobile, China Telecom dhe Tencent.

Raportin e ka shpërndarë edhe ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim, e cila është shprehur tejet krenare që Shqipëria është bërë pjesë e një nisme të tillë. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku e cila shkruan se ky është një vlerësim për punën e bërë nga vendi ynë.

“Vlerësimi i radhës për punën tonë të mirë nga partnerët strategjikë. Departamenti Amerikan i Shtetit rendit Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta përsa i përket sigurisë së rrjeteve të komunikimit. Në raportin e publikuar së fundmi, “Rrjeti i pastër garanci për mbrojtjen e aseteve Amerikane”, DASH ka përfshirë Shqipërinë në vendet me rrjet të pastër/të sigurtë duke qenë një nga vendet e angazhuara për mbrojtjen e rrjeteve 5G nga prodhues jo të besueshëm dhe për të bashkëpunuar vetëm me kompani të sigurta. Krenarë që gjithmonë qëndrojmë në krah të partnerëve tanë strategjikë, në mbrojtje të qytetarëve dhe shërbimeve të sigurta”, shkruan Balluku.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!