Nga Artur Ajazi
E ndërsa Edi Rama ka vendosur të bëjë përpara, duke mos dëgjuar dhe shikuar fare nga ekranet që mbushen me deklarata inatçore dhe shpifëse, Lulzim Basha vazhdon të tjerrë shifra dhe “tregime” dixhitale.
E ndërsa Edi Rama ka vendosur të bëjë Shqipërinë, me hir apo me pahir, Lulzim Basha nuk po arrin të bëjë dot as partinë.
Të futur në qorrsokak të pakrye, pothuajse gjithë Partia Demokratike e SHQUP-it (elita milionere dhe jo ndjekësit e bazës) i është futur “punës” për të pergatitur terrenin që sipas saj “do ti japë fitoren në zgjedhje”.
Cilën fitore, cilin pushtet kërkon Lulzim Basha, dhe e meriton ? Natyrisht ai kërkon të mos bëjë fushatë si politikan “xhentëlmen”, nuk kërkon përballje mes faktesh dhe veprash, ai kërkon thjesht krijimin e iluzioneve mashtruese, duke mos kursyer asgjë.
Një “makineri” e gjallë njerësish, ish-ligjvënësish të dështuar, janë personazhet tipikë të fushatës së shpifjeve, ndaj kryeministrit, ndaj minitrave, drejtuesve të dikastereve vendore dhe qëndrore, ndaj mjekëve dhe infermiereve, ndaj biznesmenëve dhe atyre që sjellin çdo javë ndihma nga jashtë, madje duke mos kursyer as kancelaritë europiane.
Ata po mallkojnë cilindo (madje edhe ndonjë ish-deputet të tyre bamirës) që ndihmon Edi Ramën, cilindo që ndihmon spitalet, të sëmurët, ata dhjetëfishojnë numrin e të infektuarve, ata janë gati të sajojnë skenare nga më kobzinjtë, vetëm e vetëm që të bëhen dhe të trajtohen si të besueshëm.
Si nuk u lodhët, duke folur si manikinë majë podeve, duke fyer dhe mashtruar, si nuk u lodhët duke gënjyer dhe duke luajtur me dhimbjen e shqiptarëve. Vazhdoni, por veç një gjë ta keni të qartë, gjithçka do t’ju kthehet në boomerang, ditën e votimeve , kur ta shihni vehten të zgërlaqur nga “nota” e shqiptarëve.
Si nuk u lodhët, duke dalë nga 2-3 herë në ditë në ekrane dhe fb, duke sajuar sms, statuse, apo dhe intervista me “personazhe të pambështetur nga qeveria”, dhe pastaj kur dilni mashtrues, nisni e qeshni me fatin tuaj, dhe jo të shqiptarëve.
Si nuk u lodhët, duke zhbiriluar edhe vrimat e rrjeteve sociale, për të gjetur “10 mijë km e rrugëve të reja” që ndërtuat ju, dhe “2 mijë km Edi Rama”.
Përse bëheni qesharakë në sytë e shqiptarëve, kur u suleni Heronjve të Shëndetsisë, mjekëve dhe infermierëve, duke mashtruar opinionin publik se “spitalet nuk kanë shtretët,nuk kanë ilaçe, nuk kanë tampone, nuk kanë kujdes mjeksor”, duke përbaltur Profesorët dhe Doktorët e asaj fushe, që po japin jetën e tyre për pacientët.
Si nuk u lodhët, duke ngritur “çadra” propogande në SHQUP, apo në disa degë të partisë tuaj, për të nxirë me dashje realitetin, duke kërkuar dhe duke mos gjetur gjëkundi “aleatë” të rinj në rrugën tuaj të mbrapshtë.