Sonte, në orën 21:00, Barcelona dhe Bayern Munchen do të përballen mes tyre për të siguruar një vend në gjysmëfinale të Champions League. Të dyja skuadrat vijnë në këtë ndeshje me synimin për ta fituar trofeun, duke qenë se janë edhe skuadrat favorite.
Barcelonës do t’i mungojë sërish Samuel Umtiti, shkaku i një lëndimi në gju, por Ousmane Dembele është kthyer në stërvitje pas lëndimit serioz që e kishte pësuar më herët këtë sezon, duke lënë hapur mundësinë që ai të inkuadrohet në lojë në pjesën e dytë.
Klubit spanjoll do t’i ndihmojë edhe kthimi i mesfushorëve Sergio Busquets dhe Arturo Vidal nga suspendimet e tyre, pasi që të dy futbollistët pritet të jenë titullarë në ndeshjen e sotshme.
Setien raportohet se është duke menduar të luajë me katër mesfushorë në këtë ndeshje – me Busquets, Vidal, Frenkie de John dhe Sergi Busquets – që bën që Antoine Griezmann të mbetet jashtë 11-shes titullare, pasi në sulm do të luajnë Messi dhe Luis Suarez.
Ndërsa, sa i përket Bayern, qendërmbrojtësi me përvojë Jerome Boateng, raportohet se është shëruar në kohë nga lëndimi që pësoi kundër Chelsea-s për të luajtur nga minuta e parë sonte, ndërsa edhe Kingsley Coman është i gatshëm për këtë ndeshje.
Coman pritet ta zëvendësojë Ivan Perisic në krahun e majtë të sulmit, ku pritet të luajnë edhe Thomas Muller dhe Serge Gnabry, ndërsa mungesa afatgjate e Benjamin Pavard bën që Joshua Kimmich të vazhdojë në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Thiago Alcantara pritet të jetë sërish titullar përkrash Leon Goretzkas në mesfushë, ndërkohë që ai po përflitet vazhdimisht për një transferim drejt Liverpoolit këtë verë. Philippe Coutinho është në dispozicion për të luajtur kundër klubit nga i cili është i huazuar, megjithatë ai pritet të jetë në stol për këtë ndeshje.
FORMACIONET E MUNDSHME:
Barcelona: Ter Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Alba; Roberto, Busquets, Vidal, De Jong; Suarez, Messi.
Bayern Munchen: Neuer; Kimmich, Boateng, Alaba, Davies; Thiago, Goretzka; Coman, Muller, Gnabry; Lewandowski.
Një supersfidë, që mbart brenda vetes edhe duelin frontal midis Lewandowski dhe Messi. Të dy, kandidatë potencialë për “Topin e Artë”, nëse ky cmim prestigjioz do të jepej për këtë vit (është anuluar nga “France Football” prej Covid-19).
Polaku ka shkëlqyer në nivelin personal, edhe pse “Këpuca e Artë” e Europës i iku nga duart në fund fare, kur Immobile e parakaloi. Edhe “Topi i Artë” u bë i pamundur. Megjithatë, për sa iu përket të dhënave, pa dyshim: ai ishte më i miri, deri tani.
Si mund të përcaktohet ndryshe një sezon, në të cilin Lewandowski ka tejkaluar cdo rekord të më shumë ndeshjeve të luajtura dhe golave të shënuar. Ai është shënuesi më i mirë i Bundesligës, golashënuesi më i mirë i Champions-it, me shifra dyshifrore të asisteve, me një mesatare shënuese për t’i bërë të gjithë rivalët të zbehtë. Edhe Leo Messin.
Tashmë, Leo Messi, i cili përfundoi i dyti në La Liga dhe për këtë arsye u zhgënjye kryesisht, siç kanë treguar deklaratat pas suksesit të Real Madrid, ka rastin ta dëshmojë veten në një përplasje direkte. 53 gola për Lewandowski, 31 për Messin. Pak dyshime në lidhje me më të mirin, nëse bazohemi te kjo statistikë. Argjentinasi, gjithashtu, ka dhënë më shumë se 20 asiste.
Me eliminimin e polakut, megjithatë, Messi vështirë se do të kishte rivalë. Sepse në një mënyrë ose në një tjetër, roli i tij i preferuar gjithmonë del në pah dhe ai do ta bëjë këtë deri në sezonin e fundit si profesionist.
Fituesi i kësaj përballjeje do të luajë kundër fituesit të duelit mes Manchester City dhe Lyon në gjysmëfinale të këtij edicioni të Ligës së Kampioneve, para finales kundër Paris Saint-Germain ose Leipzig.