14.08.2020 - 09:31
Prej kohësh në media është përfolur largimi i moderatores Xhemi Shehu nga televizioni ‘Top Channel’. Këto zëra së fundmi i ka konfirmuar dhe vetë moderatorja, në Instagram.
Moderatorja ka zbuluar lajmin, teksa i është përgjigjur ndjekësve kuriozë në komente.
“E vërtetë që s’do jesh më në ‘Portokalli’?”– e pyet një ndjekës, ndërsa moderatorja i përgjigjet me “Po”.
Ndërsa, një tjetër komentues i shkruan: “Mos u lodh shumë se kemi ‘Portokallinë’ në tetor”, koment të cilit Xhemi i është përgjigjur: “Nuk lodhem duke e parë nga shtëpia.”
Mbetet për t’u parë se çfarë planesh ka Xhemi në të ardhmen, dhe a do të jetë më pjesë e televizionit.