MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A është i trashëgueshëm kanceri?

15.08.2020 - 07:47

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: A është i trashëgueshëm kanceri?

Përgjigjet mjeku: Shkencetarët vazhdojnë të zbulojnë gjithnjë e më shumë informacion për genet tona dhe mënyrën se si ata influencojnë ndjeshmerinë tonë lidhur me sëmundje të ndryshme. Fakti është që predispozita gjenetike mund ta rrisë probabilitetin e shfaqjes së kancerit por, kjo nuk do të thotë se vërtetë do të ndodhi. Shumica e kancereve zhvillohen si pasojë e faktorëve ambjental.

Kur më shumë se një pjesëtar i familjes shfaq kancer është më e mundur të jetë koincidencë ose nga e njëjta mënyrë jetese sesa nga faktorë gjenetik.

Kanceri mund të mos kurohet tërësisht, por një dietë dhe mënyrë jetese e shëndetshme mund të ulë në mënyrë drastike rrezikun e shfaqjes së një sërë kanceresh, si dhe disa sëmundjeve të tjera kronike si sëmundjet e zemrës, infarktet dhe diabeti.

Një kombinim i gjenetikës, sjelljes dhe faktorëve ambientalë është përgjegjës për fillimin e një zinxhiri reaksionesh që kthen qelizën normale në anormale, dhe qelizën anormale në kanceroze. Ndryshimet që fillojnë procesin e kancerit quhen “fillim”, dhe faza që pason me ndarjen dhe rritjen e qelizës quhet “avancim”

Në evidencat e fundit shkencore rezulton se mënyra e jetesës dhe veçanërisht nga perdorimi i duhanit dhe dietat jo të shëndetshme influencojnë në shfaqjen e shumicës së kancereve.

Duhani është një ndër faktorët kryesor të kancerit të aparatit të frymëmarrjes. 1 në 4 raste të kancerit të mushkërive është duhanpirës.

Gjithashtu duhani është shkaktar i kancerit të gojës dhe të ezofagut në 70 – 90 % të të prekurve dhe kjo mund të luaj rol edhe në zhvillimin e kancerit të pankreasit, dhe fshikzës së urinës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.