14.08.2020 - 14:37
Një lajm i mirë vjen nga shahu, një lojë dhe sport ku edhe amatorët e gjejnë veten lehtë. Shqipëria fiton në raundin e parë të Olimipadës në Divizionin 2 me Estoninë, me rezultatin 5.5 me 0.5. Dukshëm një fitore e thellë.
Menjëherë ka startuar raundi i dytë, ku Shqipëria luan përballë Jordanisë, një vend me koeficient më të lartë vështirësie, pork u besohet se edhe ky raund do të kalojë pa probleme.
Natyrisht, ndeshjet po zhvillohen online, si pasojë e pamundësisë nga pandemia e Covid-19. Shahu është i vetmi që nuk është ndalur, pasi teknologjia të mundëson që kjo lojë të zhvillohet edhe në largësi, mjafton të ketë internet.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Federata Europiane e Shahut