MENU
klinika

Situata në Kakavijë

Ministria e Jashtme: Jemi në bisedime për të zgjatur orarin e punës në pikat kufitare

14.08.2020 - 15:12

Pasi Greqia zgjati kufizimet e udhëtimit me Shqipërinë deri më 31 gusht për shkak të situatës së pandemisë, e për ata që do lejohen të kalojnë, kërkohet certifikatë e testit negativ të koronavirusit dhe vetëizolim 7 ditor, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë thotë se është vënë në kontakt të menjëhershëm me palën greke.

Pas bisedimeve, MEPJ thotë se është arritur shtimi i testimeve të kryera në pikat kufitare prej 200 testimesh në orë.

“Po ashtu, jemi në bisedime për të zgjatur orarin e punës në pikat kufitare, në mënyrë që qytetarët të mund të kalojnë edhe në orët e vona të natës”, thuhet në reagim.

Pas vendimit të autoriteteve greke për të kërkuar vetëizolim 7 ditor dhe certifikatë të testit negativ për të gjithë shtetasit që kalojnë nga Shqipëria në Greqi, duke nisur nga data 17 gusht, gjatë dy ditëve të fundit ka pasur një fluks të shtuar qytetarësh në pikat e kalimit kufitar.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është vënë në kontakt të menjëhershëm me palën greke dhe fillimisht u bë i mundur shtimi i testimeve të kryera në pikat kufitare prej 200 testimesh në orë, ndërsa në këto momente është arritur të realizohen 330 testime në orë.

Testimi vazhdon pa ndërprerje, për të gjithë qytetarët që kërkojnë të kalojnë nga Shqipëria në Greqi. Ndërkohë, nga autoritetet greke na është premtuar shtimi i mëtejshëm i kapaciteteve testuese në orët në vijim.

Po ashtu, jemi në bisedime për të zgjatur orarin e punës në pikat kufitare, në mënyrë që qytetarët të mund të kalojnë edhe në orët e vona të natës.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes kanë vendosur në dispozicion të qytetarëve të bllokuar në radhë disa ekipe mjekësore dhe autoambulanca, si dhe shërbime higjienosanitare.

Ne vazhdojmë të jemi në kontakt të vazhdueshëm me palën greke dhe shpresojmë që situata të shkojë drejt një zgjidhje sa më të shpejtë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!