Është amerikano latin, vjen nga një vend si Argjentina, duhet të ishte sanguin, por Lionel Messi nuk është bërë kurrë lajm për pjesën jashtë fushe, sepse jeton në një familje të shëndetshme, mes dashurisë dhe përkushtimit për 3 djemtë e tij.
Babai i Leo Mesit, Horge, është menaxheri i tij. Ai kujdeset për gjithçka që nga mosha 14-vjeçare dhe zgjidh problemet juridike dhe çështjet e kontratave. E ëma, Selia, e ndihmon Leo Mesin me shoqatën e bamirësisë.
Pavarësisht se në media përmendet shpesh vetëm babai i Messit, duhet të theksojmë faktin që Leo ka një raport të shkëlqyer me nënën e tij. Fytyrën e saj e ka tatuazh në trup dhe e mban gjithmonë me vete, si një tregues i dashurisë së pafundme që ka ndaj saj.
Bashkëshortja e Leo Messit është Antonela Roccuzzo, të cilën e ka njohur që në fëmijëri dhe ruajtën raportin derisa e kurorëzuan në martesë përpara disa vitesh. Nga dashuria e tyre kanë ardhur në jetë 3 djem, me të cilët Leo Mesi kalon shumicën e kohës. Ai kujdeset për ta, i çon në shkollë dhe i shëtit nëpër Barcelonë.
Leo është i apasionuar edhe pas kafshëve. Në shtëpinë e tij ka një qen, me të cilin ka shumë vite dhe nuk ngurron që ta postojë shpeshherë në rrjetet sociale. Leo është një kampion i madh, që bën një jetë shumë të thjeshtë. I qetë si në fushën e lojës edhe në familje.
“Me fëmijët mundohem të jem i rreptë, por është shumë e vështirë. Me një buzëqeshje të vjedhin zemrën”, ka thënë dikur kapiteni i Barcelonës, që i ka marrë edhe në fushën e gjelbërt kur ka marrë trofe apo është kurorëzuar me ndonjë cmim.
Edhe pse i provokuar jashtë fushës, Messi nuk ka rënë asnjëherë pré, qoftë me femrat, qoftë me jetën e natës. Natyrisht, ai ka pjesën e luksit, makinë, avion e vilë, por mos harrojmë si ai është një nga bamirësit më të mëdhenj në Barcelonë dhe Argjentinë, por edhe në vende të ndryshme.
Në reklama të ndryshme është shfaqet njerëzor dhe kur është cështja për fëmijët, ai nuk kërkon pagesë, si në rastin e UNICEF, apo në ndihmë të fëmijëve me probleme të shtruar në spitale.