MENU
klinika

Bisedimet

Vaksina/ BE arrin marrëveshjen me “Astra Zeneca” për 300 milion doza

15.08.2020 - 08:09

Bashkimi Evropian ka arritur marrëveshje me kompaninë AstraZeneca për blerjen e të paktën 300 milionë dozave të vaksinës potenciale kundër COVID-19.

Komisioni Evropian, i cili po negocion në emër të 27 vendeve anëtare të BE-së, tha se marrëveshja përfshin mundësinë për të blerë edhe 100 milionë doza shtesë nëse vaksina e kësaj kompanie rezulton e sigurt dhe efektive.

Marrëveshja e BE-së pason një marrëveshje fillestare me AstraZeneca të arritur në qershor nga Aleanca Gjithëpërfshirëse e Vaksinave e Evropës (IVA), një grup i formuar nga Franca, Gjermania, Italia dhe Holanda për të siguruar doza të vaksinave për të gjitha vendet anëtare. Komisioni nuk zbuloi kushtet e marrëveshjes së re, raporton Reuters.

“Kjo marrëveshje e re do t’u japë të gjitha vendeve anëtare të BE-së mundësinë për të pasur qasje në furnizimin me vaksinë në mënyrë të barabartë”, tha AstraZeneca në një deklaratë.

Ekzekutivi i BE-së tha se marrëveshjet e saj kanë për qëllim financimin e një pjese të kostove për zhvillimin e vaksinave. BE tha se gjatë dy javëve të fundit ishte në bisedime të avancuara me Johnson & Johnson dhe Sanofi për vaksinat e tyre në zhvillim.

Më shume se 100 vaksina të mundshme janë duke u zhvilluar në botë dhe të paktën 4 nga to janë në fazën finale të testimit në njerëz. Faza 3 e testimit përfshin miliona njerëz dhe procesi zgjatë për disa muaj, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!