MENU
klinika

Të dhëna mikse për Eurozonën

Rritet sufiçiti tregtar. PBB dhe punësimi në rënie rekord

15.08.2020 - 10:15

Bilanci tregtar i Eurozonës me pjesën tjetër të botës rezultoi pozitiv, me sufiçitin që u rrit në 21.2 miliardë euro në Qershor, ndërkohë që rënia e importeve të mallrave tejkaloi rënien e eksporteve, për shkak të humbjes së volumit tregtar gjatë pandemisë së koronavirusit. Blloku pësoi gjithashtu rënien më të madhe të regjistruar të punësimit në tremujorin e dytë, sipas agjencisë së Statistikave të Bashkimit Europian.

Eurostat konfirmoi gjithashtu rënien rekord të Produktit të Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë, me një normë prej -12.1%, nga 3 muajt e para të vitit. Eurostat deklaroi se sufiçit tregtar i Qershorit is the më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, ku kishte një bilanc pozitiv prej 19.4 miliardë eurosh. Treguesi theu gjithashtu pritshmëritë e tregut për 12.6 miliardë euro.

Sufiçiti ishte më shumë se dyfishi i normës së muajit Maj, ku blloku kishte një bilanc pozitiv prej 9.4 miliardë euro. Përmirësimi vjetor u shkaktua nga një rënie me 12.2% e importeve, që kaloi rënien me 10% të eksporteve, sipas vlerësimit të Eurostat. Blloku me 19 vende që ndajnë euron ka tregtuar më pak mes njëri-tjetrit. Në Qershor, ata shkëmbyen mallra me vlerë 150.6 miliardë euro, në rënie me 7.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndër 3 partnerët kryesor tregtar, BE ka reduktuar tregtinë kryesisht me Britaninë, që doli nga blloku me 31 Janar. Tregtia me Shtetet e Bashkuara pati gjithashtu rënie të madhe, ndërsa me Kinën, tkurrja ishte më e vogël. Në një tjetër publikim, Eurostat bëri të ditur se punësimi në Eurozonë në tremujorin e dytë ra me 2.8%, që është rënia më e madhe në historik.