MENU
klinika

Transformoi çdo degë të njohurisë…

Njeriu që e bëri të padukshmen të matshme

15.08.2020 - 06:02

“Informacioni është ai që drejton botën: gjaku dhe karburanti, parimi jetësor… që transformon çdo degë të njohurisë.”

“Çdo gjë fizike e ka origjinën në teorinë e informacionit dhe ky është një univers pjesëmarrës… pjesëmarrësi-vëzhgues i jep drejtim informacionit,” shprehu fizikani teorik Xhon Wiler.

Por çfarë ështe tamam Bit-i, kjo njësi thelbësore e kuptimit, dhe si mundet të përshkojë ndërgjegjen tonë?

Kjo është ajo çfarë ekzaminon Xhejms Gleik në një pjesë të librit “Informacioni: Një Histori, një Teori, një Përmbytje – kronika e tij klasike se si kanë ko-evoluuan teknologjia dhe mendimi njerëzor, e mbetet libri me i mirë, dhe më i mprehtë i shkruar në shekullin tonë, plot me ide të fertilizuara nga gjeniu i një shikuesi të vetëm dhe i ngrohur në folenë e kohës dhe kulturës.

Historia e grimcës filloi në vitin 1948, kur Bell Labs shpiku tranzitorin – një teknologji që do t’i jepte shpikësve të saj çmimin Nobel dhe do të ndryshonte thuajse çdo aspekt tjetër të jetës moderne.

Në vitin 1948, ajri u mbush me nxitje teknologjike dhe trazira kulturore – në të njejtin vit, shkrimtari Henri Beston bënte thirrje që njerëzimi të mbrohej nga tirania e teknologjisë. Por revolucioni më domethënës i atij viti u vu në lëvizje në mënyrë të padukshme për sytë e publikut, falë një inxhinieri të ri të quajtur Klaud Shanon (30 prill 1916- 24 shkurt 2001).

Claude Shannon

Gleik shkruan:

Një shpikje edhe më e thellë dhe më me rëndësi (sesa tranzitori) u paraqit në një monografi të dhënë nëpër 79 faqe tek e “E Përditshmja Teknike e Sistemit Bell” në qershor dhe tetor. Askush nuk e mori mundimin ta botonte. Mbante një titull të thjeshtë njëkohësisht edhe të madh – “Një teori matematikore e informacionit” – dhe mesazhi ishte i vështirë për t’u përmbledhur. Por ishte një bosht rreth së cilit bota filloi të rrotullohej. Ashtu si tranzitori, ky zhvillim përfshiu gjithashtu një neologjizëm: fjalën “bit”, e përdorur në këtë rast jo nga komuniteti por nga vetë autori, një 32 vjeçar me emrin Klaud Shanon. Biti pastaj iu bashkua inçit, paundit, dhe çerekut, dhe minutit si madhësi përcaktuese – një njësi themelore matjeje.

Por për të matur çfarë? “Një njësi për të matur informacionin,” shkruante Shanon, sikur të kishte diçka, të matshme dhe sasiore, si informacioni.

Atëhere kultura nuk ishte aq e ndërlikuar nga termat e shkurtra dhe pragmatizmat detyruese siç është sot. Mendimtarët e nderuar po krijonin çështjen për “dobinë e njohurisë së panevojshme” madje edhe fortesa tregtare e teknologjisë shikoi përtej aplikimit praktik të menjëhershëm të punës së tyre.

Tek AT&T, ku Klaud Shanon punonte, të punësuarit ishin të kurajuar të punonin, siç e shpreh Gleik, “tërthorazi në matematikë dhe astrofizikë pa ndonjë qëllim komercial konkret.” Shanon realizoi punën e tij të veçantë në një fushë akoma të pa emëruar, të shtruar me pyetje dhe mundësi, të cilën së shpejti do ta pagëzonte me emrin “teoria e informacionit” dhe e cila do të bëhej punimi më kuptimplotë i ndërgjegjes moderne.

Kontributi i Shanon ishte një mishërim i përkufizimit të gjeniut të Shopenhauer – ai doli nga e njëjta rrjedhë kulturore si kolegët dhe bashkëkohësit e tij, jetoi me të njejtat histori si gjithë të tjerët, por pa diçka që askush tjetër nuk e pa: një potencial, një premtim, dhe, së fundmi, një mundësi. Gleik shkruan:

Të gjithë e kuptuan se elektriciteti shërbente si një adaptues për zërin, zërin e njeriut, valët e ajrit që hynin pipëzën e telefonit ktheheshin në forma valësh elektrike. Ky shndërrim ishte thelbi i avancimit të telefonit ndaj telegrafit – paraardhësi i teknologjisë, që dukej kaq i huaj.

Telegrafi u mbështet në një mënyrë tjetër shprehjeje :një kod pikash dhe vizash lidhëse, që nuk bazohej farë në tingull por në alfabetin e shkruar. Me të vërtetë, duke e parë situatën më në thellësi, mund të shohim një zinxhir shkëputjesh dhe shndërrimesh: pikat dhe vizat ndarëse që paraqesin shkronjat e alfabetit; shkronjat që paraqesin tingullin, dhe duke u kombinuar formojnë fjalët; fjalët paraqesin substratin e fundit të kuptimit.

Shanon, sikur pionieri i vlerësuar Alan Turing, ishte veçanërisht i mahnitur nga “zinxhiri i shkëputjes dhe shndërrimit” e sjellur në kriptografi dhe zgjidhje udhëkryqesh. Si një ndihmës hulumtues adoleshent tek MIT, ai kishte punuar për të ndërtuar Analizatorin Diferencues- një kompjuter primitiv me dhëmbëza dhe ingranazhe të parashikuar nga Vanebar Bush një shekull pas themelimit nga Çarls Babbage dhe Ada Loveleis të Motorrit Analitik.

Kur vetë Turing vizitoi Bell Labs në vitin 1943, ai rastësisht u njoh me Shanon dhe dhe dy teoritë mbi të ardhmen kompjuterike. Idetë e Shanon impresiononin madje dhe një mendje aq të zakontë dhe largpamëse sa të Turin, i cili u mrekullua me mikun e tij Amerikan:

Shanon nuk do thjesht të ushqejë të dhëna për trurin, por gjëra kulturore! Dëshiron t’i bëjë muzikë!

Gleik merr në konsideratë të vetmen rrugë nga e cila u nis Shanon për t’i dhënë kuptim kohës së tij, kulturës së tij, dhe vetë mendjes së tij:

Logjika dhe qarqet hibride që krijojnë një të re, hibride; të njejtën gjë bënë edhe kodet dhe gjenet. Në vetmi, duke kërkuar një strukturë për të lidhur fijet e tij të shumta, Shanon filloi të përmbledhë një teori për informacion. Materiali i papërpunuar që ishte përreth, duke ndriçuar dhe levizur në peizazhin e fillimit të shekullit të 20, shkronjat dhe mesazhet, tingujt dhe figurat, lajmet dhe instruksionet, shifrat dhe faktet, sinjalet dhe shenjat: një shumëllojshmëri speciesh të ndërlidhura. Ata viheshin në lëvizje, nga posta, nga teli apo nga valët elektromagnetike. Por asnjë fjalë e vetme nuk i shprehte të gjitha. “Fik dhe Ndez,” Shanon i shkruajti Vanevar Bush në MIT në vitin 1939, “kam punuar në analizimin e disa veçorive thelbësore të sistemit të përgjithshëm për transmetimin e inteligjencës.”

Por fjala inteligjencë ishte e vjetër- aq e vjetër sa ishte e praruar me cipën e kuptimeve të shumta që përmbante çdo epokë civilizimi për një përdorim të caktuar. Shanon kishte nevojë për një paketë të re sistematike për të drejtuar mendimet- nëse jo një propozim bosh gjuhësor, atëherë së paku një term që do të gdhendej më një kuptim të vetëm të veçantë. Një fjalë flluskoi në rradhët e inxhinierëve të Bell Labs për të marrë këtë funksion: informacion.

Gleik shpjegon:

Me qëllimin e shkencës, “informacion” do të thoshte diçka të veçantë. Tre shekuj me herët, disiplina e re e fizikës nuk mundi të arrihej derisa arritën fjalët e Isak Njuton që ishin antike dhe të largëta- forcë, masë, lëvizje, dhe madje kohë- dhe u dha atyre kuptime të reja. Njuton i shndërroi këto terma në sasi, të përshtatshmë për t’u përdorur në formula matematikore.

Deri atëhere, për shembull levizja, kishte qënë një term përfshirës sikurse termi informacion. Për Aristotelianët, lëvizja përfshinte një fenomen familjar më të gjërë: një pjeshkë e pjekur, një gur që bie, një fëmijë që rritet, një trup që kalbet.

Kjo ishte shumë e pasur. Shumica e varieteteve të lëvizjes duhet të liheshin mënjanë para se ligjet e Njutonit të aplikoheshin dhe Revolucioni Shkencor të arrinte. Në shekullin 19, energjia iu nënshtrua një transformimi të ngjashëm: filozofët natyral përdorën një fjalë që do të thoshte energji apo intensitet. Ata e matematizuan, duke i dhënë energji vendodhjes së saj themelore në pamjen fizike të natyrës.

Ishte e njejta gjë me informacionin. U bë e nevojshme një ceremoni pastrimi. Dhe pastaj, kur u thjeshtëzua, u pastrua, dhe u numërua në bite, informacioni ndodhej kudo.

Teoria e Shanon krijoi një urë ndërmjet informacionit dhe pasigurisë; ndërmjet informacionit dhe entropisë; dhe ndërmjet informacionit dhe kaosit. E çoi botën tek kompakt disku dhe makineritë e faksit, kompjuterat dhe interneti, ligjet e Murit dhe të gjitha “Rrugicat e Silikonit” të botës.

Tani mund të kuptojmë se Informacioni është ai që drejton botën: gjaku dhe karburanti, parimi jetësor… duke transformuar çdo degë të njohurisë.