MENU
klinika

Reagon Ministria e Jashtme: Vendim i papritur

Polonia kthen shqiptarët në aeroport

16.08.2020 - 08:02

Policia polake mbrëmjen e kaluar njoftoi se fluturimet e rregullta me Shqipërinë ishin mbyllur, por udhëtarët e fluturimit të fundit nuk u lejuan dhe bëhej fjalë për rreth 50 shqiptarë të cilët pretendonin se kishin në fakt një ditë që prisnin aty.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon se shqiptarët të cilët u bllokuan në Varshavë tashmë janë rikthyer në Shqipëri me avion charter.

Sipas MEPJ, kthimi ka ndodhur menjëherë sot në mëngjes ku dhe kanë mbërritur në Rinas.

Ministria e Jashtme e konsideron vendim të papritur atë të Polonisë për të ndryshuar regjimin e hyrjes së qytetarëve shqiptarë në Poloni pikërisht të shtunën.

Reagimi i plotë
Njoftim lidhur me moslejimin e qytetarëve shqiptarë në Aeroportin e Varshavës

Në mënyrë të papritur, Polonia ka ndryshuar regjimin e hyrjes së qytetarëve shqiptarë në Poloni.

Për shkak të këtij ndryshimi, ditën e shtunë, më 15 gusht 2020, qytetarë shqiptarë, të cilët u nisën në udhëtim drejt aeroportit të Varshavës me linjën ajrore të Kompanisë Polake, LOT Airline, nuk janë lejuar, që të hyjnë në Poloni.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Poloni në komunikim të ngushtë me disa shtetas të bllokuar në aeroportin e Varshavës, u vu menjëherë në komunikim me autoritetet vendase dhe me drejtuesit e kompanisë ajrore LOT Airline, duke arritur të bëhej e mundur vendosja e një avioni charter në dispozicion të shtetasve, për t’i rikthyer në atdhe, sot, e diel, 16 gusht 2020, herët në mëngjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vuajtjet e shqiptarëve vijojnë në kufirin grek

Kush e kalon sot do qëndrojë 1 javë në karantinë!


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!