Greqia ka mbyllur edhe pikën kufitare të Kakavijës, pasi është arritur numri prej 750 personash që pala greke lejon për të kaluar kufirin.
Nga sot, Greqia ka futur në fuqi masat e reja për kalimin e emigrantëve shqiptarë në pikat kufitare.
Për këtë arsye pika kufitare e Kapshticës më herët ka pezulluar punën për ditën e sotme, pasi sipas tyre është plotësuar edhe numri i shqiptarëve që lejohen të kalojnë në një ditë të vetme, 300 të tillë.
Ndërkohë radha e emigrantëve shqiptarë që kërkojnë të kalojnë kufirin për në Greqi, vijon të jetë kilometrike.
Duke nisur nga dt. 16 gusht 2020 për të gjithë ata shtetas të cilët hyjnë në Greqi do të zbatohet karantinimi i detyrueshëm 7 ditor.
Gjithashtu, nisur që nga kjo e diel nga pika kufitare e Kakavijës do të kenë mundësi të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa nga ajo e Kapshticës vetëm 300 persona në ditë, në fashën orare 06:00 deri në orën 22:00, konform rregullave të vendosura nga pala greke, si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19.