MENU
klinika

Sulmuesi shqiptar

Sadiku ndërpret kontratën me Levanten, del i lirë

16.08.2020 - 12:16

Armando Sadiku është futbollist i lirë, pra me parametra zero dhe mund të marrë cilido klub pa paguar asgjë. Sulmuesi ishte pronë e Levantes, por klubi i La Ligas nuk kishte ndërmend ta bënte pjesë të skuadrës.

Po kërkohej për një blerës, por askush nuk u ofrua të paguante pagën e lartë të Sadikut, bashkë me një shifër për ta blerë nga klubi spanjoll. Si përfundim, është arritur një marrëveshje “burrash” dhe klubi ka vendosur të ndërpresë një vit para skadimit kontratën me Sadikun.

Kjo e ndihmon lojtarin të shkojë në një skuadër ku të luajë rregullisht dhe të plotësojë dëshirat e tij ekonomike. Mbrëmjen e djeshme ishte afati i fundit i prishjes së kontratës dhe mesa duket dakordësia është arritur.

Tashmë Sadiku do të jetë i lirë të kërkojë për një skuadër të re, kur sezonin e fundit e kaloi i huazuar te Malaga, ku u shpall golashënuesi më i mirë i ekipit. Flitet për një kalim në kampionatin grek, por mbetet për t’u parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN