Kryeministri Edi Rama premton se më 26 nëntor të këtij viti fëmijët e mësuesit e gjimnazit “Arif Sula” në Mamurras, i shkatërruar nga tërmeti katastrofik, do të hyjnë në një shkollë të re.
Teksa publikon fotot e shkollës së re në ndërtim, kryeministri thekson se ajo do të jetë me kushte optimale, e pakrahasueshme me të vjetrën dhe pa dallim nga shkollat nëntëvjeçare të komunave kudo në Europë.
“? 26 nëntori i shkuar i la pa strehë mësimore fëmijët e mësuesit e gjimnazit “Arif Sula” Mamurras, Kurbin, por në 26 nëntorin që po vjen, ata do të hyjnë në një shkollë të re, me kushte optimale, e pakrahasueshme me të vjetrën dhe pa dallim nga shkollat nëntëvjeçare të komunave kudo në Europë?
?143 SHKOLLA TË REJA me standarde europiane, të gjitha gati brenda vitit 2021, në vend të godinave të sojsojshme të goditura nga fatkeqësia e fundvitit 2019, janë një përgjigje kuptimplotë në emër të #ShqipërisëqëDuam??☀️”, shkruan Rama.