MENU
klinika

Rekord në rajon

Nuk ndalen përpjekjet për të ikur, rriten aplikimet për azil të shqiptarëve në qershor

17.08.2020 - 07:56

Pas një rënieje të fortë në prill dhe në muaj, aplikimet për azil të shqiptarëve kanë shënuar tendencë rritëse në qershor, ndonëse me ritme shumë më të ulëta në krahasim me periudhën e para krizës së Covid-19.

Në qershor, kur rifilloi dhe hapja graduale e fluturimeve dhe udhëtimeve nga toka, rezulton nga të dhënat e Zyrës Europiane të Azilantëve (EASO), se kishte 394 aplikime për azil, nga të cilat 73% ishin aplikime për herë të parë dhe pjesa tjetër riaplikime. Në krahasim me muajin maj, kur kishte vetëm 90 aplikime në total, ka më shumë sesa katërfishim.

Në janar dhe në shkurt, kur situata e lëvizjeve ishte normale, mesatarisht kishte më shumë se 1000 aplikime në muaj për azil nga shqiptarët në një nga vendet e Bashkimit Europian, ndërsa në qershor, aplikimet arritën në gati 40% të nivelit të para krizës.

Në total, për 6 mujorin, rreth 3400 aplikime nga shqiptarët për azil, nga të cilat rreth 20% ishin aplikime. EASO thekson se niveli I riaplikimeve nga Shqipëria është I lartë, ndonëse vendi renditet ndër shtetet me normat më të larta të mospranimit, së bashku me vende si Bangladesh, Gambia, Georgia, India, Kazakhstan, Moldavia, Serbia, dhe Ukraina.

Në krahasim me 6 mujorin e një viti më parë, aplikimet kanë rënë me 72%, si rrjedhojë e bllokimit të lëvizjeve pas pandemisë së Covid-19.

Pavarësisht vështirësive për të lëvizur dhe faktit që shtetasit e Shqipërisë nuk lejohen të udhëtojnë e fluturojnë në vendet e BE-së, në qershor, aplikimet për azil nga Shqipëria (394) ishin më të larta nga të gjitha shtetet e Ballkanit. Pas nesh, renditen shtetasit e Kosovës, me 185 kërkesa për azil, të ndjekur nga Serbia (134), Bosnja (97), Maqedonia (44) dhe në fund është Mali I Zi (10 aplikime).

Rriten aplikimet për azil në qershor

EASO njoftoi se në total në vendet e Bashkimit Europian + kishte 31.5 mijë aplikime për azil, me një rritje të ndjeshme në krahasim me muajin maj, por që është shumë më poshtë sesa marsi, përpara fillimit të pandemisë së Covid-19.

Më shumë se tre të katërtat e të gjitha aplikimeve u paraqitën nga vetëm katër vende. Pothuajse të gjitha vendet e BE + morën më pak aplikime në qershor sesa në dy muajt e parë të vitit, gjë që tregon se ndikimi i masave emergjente nuk është zhdukur. Vendet e BE + vazhduan të lehtësojnë gradualisht kufizimet dhe të rifillojnë shërbimet e azilit hap pas hapi, por masat e urgjencës vazhduan të zbatohen.

Në qershor, Sirianët (4 068), Afganët (3 137), Venezuelasit (2 831) dhe Kolumbianët (2 419) shënuan numrin më të lartë të aplikimeve.

Për 6 muajt e parë të vitit, ka pasur gjithsej 212 100 aplikime në BE +, me një rënie të ndjeshme prej 37%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Monitor

Tabb
Tab1
“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!