MENU
klinika

“Pas meje le të bëhet qameti”

Ish-ministri Panariti: Borxhi i lartë publik, skllavërim i vendit!

17.08.2020 - 08:26

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti thotë se borxhi i lartë publik është skllavërim i vendit. Në një postim në “Facebook”, Panariti shkruan se pagesat e borxheve të huaja dhe e faturave të koncesioneve do t’i “thajnë” paratë e buxhetit.

Sipas tij, këto para do të dalin nga taksa më të larta, nga ngrirja e rrogave dhe pensioneve, nga shkurtimi i fondeve për shëndetësi, arsim.

POSTIMI I PANARITIT
Borxhi i lartë publik është skllavërim i vendit!
Pagesat e borxheve të huaja dhe e faturave të koncesioneve do ti “thajnë” paratë e buxhetit që në thelb janë paratë tona..
Janë paratë e shqiptarëve, paratë tona që do të paguajnë atë.
Sepse nuk ka burime të tjera!
Që do të paguajnë për “aventurat” financiare të tipit, pas meje le të bëhet qameti.

Borxhe, që po përdoren për investime jo produktive, për infrastrukturë rrugore jashtë standardit me çmime tre herë më të larta se mesatarja Evropiane. Ndërkohë që fqinji ynë jugor i ndërtoi rrugët dhe urat me paratë e Evropës.
Por nga do të dalin këto para?
Këto para do të dalin nga taksa më të larta, nga ngrirja e rrogave dhe pensioneve, nga shkurtimi i fondeve për shëndetësi, arsim. Bujqësi.
Derisa nuk mban më dhe të dalësh në ankand ndërkombëtar për tu blerë “me gjithë lecka”.
Por cilat janë pasojat?
Pasojat janë, rritje e varfërisë, papunësi, zbrazje e vendit.
Prandaj borxhi publik sa i gjithë prodhimi i përgjithshëm bruto është skllavëri, është pushtim pa armë.
Presidenti Amerikan John Adams thoshte:
Ka dy mënyra për të pushtuar dhe skllavëruar një vend. E para me shpatë dhe e dyta me borxhe.
Ne po pushtohemi dhe skllavërohemi me borxhe.

Panariti Fb
“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!