MENU
klinika

Mesazhi për Minskun

Protestat e dhunshme/ Kreu i OSBE-së, Rama ofron ndërmjetësim për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi

17.08.2020 - 18:25

Kryesia e OSBE-së vazhdon të ndjekë me vëmendje situatën në Bjellorusi, teksa në këtë vend vazhdojnë protestat e dhunshme për shkak të manipulimit të zgjedhjeve nga Presidenti Aleksandër Lukashenko, i cili fitoi një mandat të gjashtë në zgjedhjet e javës së më shumë se një jave më parë.

“Ne ritheksojmë shqetësimet tona për zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale më 9 gusht 2020, të cilat nuk mund të vëzhgoheshin nga Zyra e OSBE-së, përdorimi jo proporcional i forcës kundër protestuesve paqësorë, ndalimet e tyre, torturat dhe keqtrajtimet e supozuara nga forcat e sigurisë”, thuhet në reagimin e Kryesisë së OSBE, e cila këtë vit mbahet nga Shqipëria.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kërkon dialog të hapur dhe konstruktiv në këtë vend, si e vetmja mundësi rrugëdalje për situatën atje. “OSBE-ja është e gatshme ta mbështesë këtë dhe të angazhohet me të gjithë aktorët e interesuar”, thuhet më tej në reagim.

Në vijim të deklaratës thuhet se një ofertë zyrtare është paraqitur për qeverinë bjelloruse për një vizitë nga Kryetari i Zyrës së OSBE-së, Kryeministri dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Edi Rama, dhe Kryetari i ardhshëm i OSBE-së, Ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde – të takohet me qeverinë dhe përfaqësuesit e opozitës.

“Kryesia e OSBE-së rithekson nevojën urgjente për pajtim të plotë me parimet dhe angazhimet e OSBE-së, përfshirë promovimin dhe mbrojtjen e lirive themelore dhe të drejtave të njeriut, dhe respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial”, thuhet më tej.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!