Barcelona ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Quique Setien. Tekniku i spanjollëve u pushua nga puna pas humbjes 8-2 nga Bayern Munchen, por dhe për faktin se nuk arriti të mbante vendin e parë në kampion. Drejtuesit e kishin vendosur menjëherë pas disfatës me gjermanët, por tashmë gjithçka u zyrtarizua.
“Bordi drejtues ka vendosur që të largojë Quique Setienin nga klubi. Ky është vendimi i parë në rindërtimin e ekipit të parë që do të bëhet nga stafi teknik dhe trajneri i ri që do të zyrtarizohet në ditët në vazhdim”, – shkruhet në deklaratë.
❗ Quique Setién no longer first team coach.
The new coach will be announced in the coming days as part of a wide ranging restructuring of the first team.— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 17, 2020
Spanjollët duket se kanë vendosur dhe për trajnerin e ri që do të jetë Koeman. Ky i fundit është parë në Barcelonë dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi i tij. Bartomeu ka premtuar një revolucion pas humbjes me Bayern dhe tani pritet të shihet se çfarë do të bëjë.