Detaje të reja zbardhen nga ngjarja që tronditi mbrëmjen e kaluar Shkodrën dhe mbarë opinionin publik, ku u ekzekutua me breshëri automatiku 23-vjeçari Gledis Kraja.
Pas krimit, policia identifikoi autorin e dyshuar të vrasjes, i cili ishte shtetasi Sebastian Smakaj. Ky i fundit rezulton të ketë qenë shok me viktimën.
Një gjë e tillë kuptohet edhe nga profilet e ‘Facebbok’ të Krajës dhe Smakajt, të cilët jo vetëm që ishin miq, por edhe pëlqenin fotografitë e njëri-tjetrit apo komentonin.
“BalkanWeb” ju sjell disa komente të shkëputura nga profilet e tyre, ku shihet se autori i dyshuar i vrasjes ka komentuar në fotografinë e Krajës dhe ky i fundit ja ka kthyer.
Nga ana tjetër, edhe 23-vjeçari shihet që i ka pëlqyer një fotografi Smakajt, ndërsa siç shihet nga fotot e marra nga profilet e tyre, komunikimi i fundit mes tyre është vetëm një ditë para vrasjes.
Ndërkohë, ky i fundit është edhe besimtar mysliman, pasi këtë e tregojnë edhe postimet e tij të shumta për fenë në ‘Facebook’.