MENU
klinika

"L’unita" më 1987

Fehmiu, ungjilli sipas Jozefit

18.08.2020 - 12:10

        Nga Aurenc Bebja

“L’Unità” ka botuar, të premten e 13 nëntorit 1987, në faqen n°20, një shkrim të gazetares Silvia Garambois në lidhje me filmin e ri “Un Bambino di nome Gesù” të Bekim Fehmiut dhe mendimin e tij për të, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:


Fehmiu, Ungjilli sipas Jozefit

Ai është Uliksi. Ajo është një fotomodele e njohur. Së bashku, në shkretëtirën e Tunizisë, ata luajtën historinë e 1987 viteve më parë: arratisja nga Herodi e Jozefit dhe Marias. Një fëmijë me emrin Jezus është filmi televiziv që Franco Rossi (regjizori i Odisesë) sapo ka përfunduar xhirimet për Canale 5 me Bekim Fehmiun, Maria del Carmen San Martin dhe Matteo Bellinën e vogël. Protagonisti na flet për të.

Romë. Historia e një fëmije që njeh frikën, i cili ndihet ndryshe. Një fëmijë i çuditshëm gjithmonë në arrati. I ndjekur dhe i persekutuar. Por sikur të mos ishte për fatin e tij, historia e Jezusit të vogël, marrëdhëniet e tij me nënën, vetmia, shkelja, nuk i përkasin së kaluarës. “Përkundrazi, duket një histori moderne. Rruga në të cilën Jozefi dhe Maria udhëtojnë me fëmijën e tyre është plot me pengesa për arsye politike, në një situatë të turbullt botërore si sot.” Bekim Fehmiu është Jozefi: “Unë nuk do të jem njeriu i mirë që ecën mbas gomaricës, ashtu si në ikonografinë klasike ku Francesco Scardamaglia-s, i cili shkruajti për këtë subjekt, ka treguar përkundrazi për një njeri të aftë për të mbrojtur të birin, dhe gjithashtu e pashë atë si një njeri të fortë për kapacitetin që qenia njerëzore ndonjëherë duhet të fitojë një forcë të jashtëzakonshme përballë vështirësive.”

Pesëdhjetë e një vjeç, tridhjetë në skenë dhe në seriale, Bekim Fehmiu “kthehet” në kinema dhe televizion pas një mungese të gjatë: “Situata e kinemasë në Evropë ka qenë e errët për shumë vite. Kjo është arsyeja pse unë zgjodha të aktroja vetëm në teatër. Kur Franco Rossi, me të cilin kisha punuar tashmë në Odisenë, më ofroi këtë rol, vendosa të rifilloj. Unë isha duke luajtur “Lenini dhe Stalini në Zonjën Kollonlaj” të vënë në skenë në Beograd para se të bëhesha Shën Jozefi dhe nëse nuk më ofrojnë më filma të tjerë të mirë si ky, do të kthehem sërish në teatër.”

Në këtë periudhë, ka shumë filma me frymëzim fetar, nga “Misioni da Thèrese”, nga “Inchiesta a L’ultima tentazione di Gesù Cristo”, projekti i Martin Scorsese. A i lexuat përsëri shkrimet e shenjta përpara se të ballafaqoheshit me personazhin e Jozefit ? “Ky nuk është një film fetar. Është më tepër një film, i cili, në mënyrë indirekte, i përket edhe të tashmes. Sa për mua, dua të shtoj se jam mysliman. Por figura e Shën Jozefit është gjithashtu në Kuran.”

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit