MENU
klinika

Gjysmëfinalja e parë

Mësohet finalisti i parë i Champions League

18.08.2020 - 21:53

Ka vijuar spektakli në kupat e Europës. Sonte u mësua edhe finalisti i parë i Champions League. PSG mposhti 3-0 Leipzg dhe kampionët francezë tashmë presin emrin e finalistit të dytë mes Bayern Munchen dhe Lyon.

PSG e ka nisur me vrull ndeshjen. Ekipi francez gjeti menjëherë golin në minutën e 13′. Di Maria krosoi drejt zonës dhe Marquinhos u shkëput bukur me kokë duke gjetur rrjetën për 1-0. PSG në 42’ shënoi golin e dytë. Portieri Gulacsi i dorëzoi topin PSG-së. Neymar nxorri mjaft mirë Di Marian para portës dhe ky i fundit nuk gaboi për 2-0.

E dyta nisi mirë për gjermanët, por u mungonte finalizimi. Në 56’ PSG shënoi golin e tretë. Ishte një aksion i ndërtuar pa shumë pretendime, por mbrojtja e gjermanëve është totalisht në panik dhe lejoi hapësira për sulmuesit e kampionëve të Francës. Ata nuk gabuan dhe gjetën golin e tretë me Bernat.

Leipzig duket i pafuqishëm për të shënuar një gol, ndërkohë që PSG shfaqet sërish rrezikshëm, me Mbappe që kërkon një gol. Në minutat e mbetura ndeshja ishte e luftuar, në dy portat pati raste, por nuk u shënua gol. Fiton PSG 3-0 dhe shkon në finale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin