19.08.2020 - 08:27
Dy subjekte në Durrës janë ndëshkuar me masë administrative, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për subjektin me pronar shtetasin R.Ç., në lagjen nr. 13 dhe subjektin me administrator shtetasin me inicialet E.D., në lagjen nr.1, të cilët po ushtronin aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.
Për të dy subjektet, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.