MENU
klinika

Çfarë dyshon policia

Gjendet pa shenja jete punëtori 39-vjeçar në pallatin në ndërtim në Tiranë

19.08.2020 - 09:41

Një punëtor ndërtimi është gjetur pa shenja jete në Tiranë.

Policia njofton se ka humbur jetën 39-vjeçari A. B., në një pallat në ndërtim, në zonën e “Medresesë”.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.08.2020, rreth orës 09:18, tek “Medreseja”, në një pallat në ndërtim është gjetur pa shënja jete, punetori shtetasi A.B., 39 vjeç.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e kontaktit me rrymen elektrike.