Surpriza nw ndeshjet e sotme çerekfinale në NBA, teksa janë mundur dy ekipet që u renditën në vendin e parë në Konferencat përkatëse: Milwaukee Bucks dhe Los Angeles Lakers. Milwaukee u mund 122-110 nga Orlando, ndeshje e dominuar dhe fituar me meritë nga Magic.
Antetokounmpo realizoi 31 pikë e 17 rebound, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Për Orlando u dallua Vucevic, që realizoi 35 pikë e 14 rebound.
Zhgënjejnë edhe Lakers, që u mundën 100-93 nga Portland Blazers, skuadra që u kualikua në çerekfinale pas ndeshjes shtesë. Lakers luajtën dobët, u përpoqën ta kthejnë ndeshjen në favorin e tyre në fund, por pa sukses.
LeBron realizoi një “triple double” (23 pikë, 17 rebound e 16 asist), Davis 28 pikë, por që mbetën për statistikë. Lillard me 34 pikë ishte lider për Portland në këtë fitore.
Në dy ndeshjet e tjera çereknale të luajtura sot, Oklahoma City Thunder mposhti 123-108 Houston Rockets, një tjetër rezultat surprizë. Gallinari me 29 pikë ishte më i miri për Thunder. Fiton edhe Miami Heat, që mundi 113-101 Indiana Pacers, sfidë ku u dalluan Butler me 28 pikë e Dragic me 24.
KONFERENCA E LINDJES – ÇEREKFINALE PLAY OFF
1-8 Milwaukee Bucks – Orlando Magic 110-122
2-7 Toronto Raptors – Brooklyn Nets 134-110
3-6 Boston Celtics – Philadelphia 76ers 119-101
4-5 Miami Heat – Indiana Pacers 113-101
KONFERENCA E PERËNDIMIT – ÇEREKFINALE PLAY OFF
1-8 Los Angeles Lakers – Portland Blazers 93-100
2-7 Los Angeles Clippers – Dallas Mavericks 118-110
3-6 Denver Nuggets – Utah Jazz 135-125 (shtesë)
4-5 Houston Rockets – Oklahoma City Thunder 108-123