MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A ndikojnë lentet tek tharja e syrit?

20.08.2020 - 07:05

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Jam një djalë 26 vjeç dhe doja të pyesja rreth një shqetësimi që më është shfaqur para disa ditësh. Prej disa kohësh përdor lente kontakti, por këto ditët e fundit sytë më thahen shumë dhe ndonjëherë kam kruarje. Doja të dija nëse ndikon përdorimi i lenteve të kontaktit në shfaqjen e këtyre problemeve, çfarë duhet të bëj dhe çfarë komplikacionesh mund të shfaqen?

Përgjigjet mjeku: Nga sa përshkruani mendoj se ju shfaqni simptoma të asaj që njihet si sindroma e syrit të thatë. Përdorimi i lenteve të kontaktit për një kohe të gjatë mendohet të jetë një nga shkaktarët e shfaqjes së këtyre problemeve, ose më saktë të acarimit të simptomave. Prandaj personave që përdorin lente kontakti ne u rekomandojmë që të përdorin lot artificial gjatë ditës, ndërsa gjatë natës mund të përdorin lot artificial në formë xheli, që është mënyrë më komode dhe më efikase. Përsa i përket pyetjes suaj se çfarë komplikacionesh mund të shfaqen, do ju thoja se pasojat variojnë nga një irritim i vazhdueshëm i lehtë i syrit deri në infeksionet e syrit që prekin konjunktivat e tij.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.