Këshilli Europian ka diskutuar sot për krizën dhe tensionet në Bjellorusi teksa ka mbështetur propozimin e Edi Ramës si kryetar i OSBE për dialog.
Në një pikë të deklaratës së KE, thuhet se BE mbështet plotësisht propozimet e OSBE-së të dhënë nga Rama për dialog mes palëve si dhe është gati të ofrojë edhe ajo ndihmë për të përmirësuar marrëdhëniet.
Por ndërkohë ministrant e BE parimisht më parë ranë dakord të sanksionojnë çdo zyrtar të lartë bjellorus që ishin përfshirë në shkeljen e të drejtave të njeriut tek protestuesit si dhe në manipulimin e votave.
Kryeministri Edi Rama dy ditë më parë propozoi që të vizitojë vetë Bjellorusinë si kryetar i OSBE dhe të mbështesë një dialog mes qeverisë dhe opozitës për të zgjidhur çështjen e tensionuar tashmë në gjithë vendin.
PIKA 8 E DEKLARATËS SË KËSHILLIT EUROPIAN
Ne do të vazhdojmë ta ndjekim situatën nga afër dhe do të jemi të gatshëm të kontribuojmë në përpjekjet për t’i dhënë fund krizës në mënyrë paqësore. BE mbështet plotësisht propozimet e OSBE-së për dialog në Bjellorusi dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë për t’i përmirësuar ato.