MENU
klinika

COVID-19

Greqia vë rregulla të detyrueshme në dy rajone turistike

19.08.2020 - 17:32

Autoritetet greke detyruan sot një sërë kufizimesh të reja në ishullin turistik të Mykonos-it dhe në rajonin verior Halkidiki, pas rritjes së ndjeshme të rasteve të COVID-19.

“Festat, tregjet në natyrë dhe ceremonitë fetare tashmë janë të ndaluara në të gjitha rajonet e prekura, ndërsa në restorante nuk do të lejohet të ulen më shumë se katër persona në një tryezë, përveçse nëse ata janë anëtarë të një familje të vetme”, thanë autoritetet.

Maskat mbrojtëse janë të detyrueshme në publik, si në hapësirat brenda, ashtu edhe jashtë.

Masat do të hyjnë në fuqi të premten për të paktën 10 ditë.

Sipas Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), Greqia ka regjistruar 24,4 raste për 100 000 banorë gjatë 14 ditëve, vetëm pak nën standardin e BE-së prej 25 rastesh për një vend të sigurt.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi