20.08.2020 - 07:52
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kishagji, Pukë.
Bëhet me dije se dy persona kanë hyrë në banesën e 70- vjeçares Mrik Ndojës, për të grabitur dhe kanë rrahur të moshuarën.
Mësohet se dy grabitësit pasi e kanë dhunuar të moshuarën e kanë lidhur. Personat në fjalë i kanë marrë të moshuarës paratë që kanë gjetur në banesë.
Sakaq, policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.