Numri i rasteve të reja me koronavirus vazhdon të rritet për dhjetëra mijëra në Shtetet e Bashkuara dhe Brazil – shtete në të cilat numri i viktimave në baza ditore është mbi 1,000 – ndërkohë që shtetet më të vogla tentojnë të parandalojnë shpërthime të reja.
Brenda 24 orëve, Brazili ka raportuar për më shumë se 47,000 raste të reja me koronavirus dhe 1,200 të vdekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa Shtetet e Bashkuara kanë raportuar për më shumë se 44,000 raste të reja dhe mbi 1,300 të vdekur.
Kalifornia, Florida dhe Teksasi kanë regjistruar shumicën e rasteve të reja në SHBA.
Territori amerikan ka raportuar për 173,000 persona të vdekur dhe 5.5 milionë raste të konfirmuara prej kur ka shpërthyer virusi në SHBA.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, India është aktualisht e treta për nga numri i të prekurve me koronavirus, 2.7 milionë dhe gati 53,000 të vdekur, derisa Rusia renditet e katërta me 935,000 të infektuar dhe afro 16,000 të vdekur.
Për shpërthime të koronavirusit fillimisht është raportuar në Vuhan të Kinës, në fund të vitit të kaluar.
Në nivel global me këtë virus janë infektuar, mbi 22 milionë persona.
Prej tyre, 787,686 kanë vdekur./rel