MENU
klinika

Njoftimi i Drejtorisë së Tatimeve

31 gushti, afati i fundit për ndryshimin e llogarive bankare me probleme

21.08.2020 - 08:40

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar se afati i fundit pёr ndryshimin e llogarive bankare me probleme, pёr përfitim të ndihmës financiare sipas Paketave 1 dhe 2, ёshtё data 31.08.2020.

Administrata Tatimore, njofton se do tё vijojё me proҫesin e trajtimit të ankesave/kërkesave të dërguara nga ҫdo tatimpagues, me pёrkushtim maksimal dhe ndjekjen nё mёnyrё rigoroze dhe transparente tё ҫdo proҫesi.

Nga verifikimet e kryera pёr Paketёn e parё dhe të dytë, me problemin e mos saktёsimit tё tё dhёnave tё tyre si NID apo IBAN, pas njoftimeve nga bankat pёr probleme, rezulton se 588 persona nga paketa e parë dhe  2553 individё ende nuk e kanё kryer procesin e saktёsimit tё kёtyre tё dhёnave.

Drejtoria e Pёrgjitshme e Tatimeve u bёn thirrje tё gjithё tatimpaguesve, qё tё kontrollojnë llogarinë e tyre në e-filling, sipas listave bashkëlidhur,për të verifikuar mundësinë e korrigjimit të të dhënave të llogarive bankare, të individëve përfitues, për të cilët ky informacion ishte plotësuar në mënyrë të pasaktë mё parё./Monitor

Sfidat që janë përballur dhe si ka përfituar ekonomia

Potenciali i rikthimit të emigrantëve, por a është gati Shqipëria?

“Do të rishihet mosha e daljes në pension”

Rama: Kur dhe sa do të rritet bonusi i fundvitit për të moshuarit

Autoriteti i Konkurrencës vendos nën monitorim tregun

Çfarë po ndodh me çmimin e bukës?

Tarifa marramendëse tregtie dhe “shumëfishimi” i Brexit

Evropa përgatitet për një epokë të re pas 5 nëntorit