MENU
klinika

"Shansi i vetëm që..."

Pse Haradinaj e do patjetër postin e Presidentit?

21.08.2020 - 09:39

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për kandidaturën e tij për president të vendit.

Ai ka thënë se ka pasur takime edhe me udhëheqësit e koalicionit qeverisës, por siç thotë ai edhe me udhëheqësit e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Kam pasur takime me udhëheqësit e PDK-së, me z.Thaçi, i cili ende ka afërsi me këtë parti”, ka thënë Haradinaj në Kanal10.

Haradinaj ka theksuar se kandidimi i tij për president është ofertë për të mbetur edhe më tutje në qeveri.

“Sa herë që LDK dhe PDK diskutojnë për koalicion qeverisës, AAK mbetet e panevojshme, prandaj kandidimi për president është ofertë për të mbetur në qeveri”, ka deklaruar Haradinaj.

Tutje, Haradinaj tha se për zgjedhjen e presidentit të ri, domosdoshmërisht duhet të futet në koalicion edhe një parti tjetër.

“E vetmja mënyrë për zgjedhjen e presidentit është futja e një partie tjetër në koalicion”, shtoi Harradinaj.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat