MENU
klinika

Mes tyre vrasës, pengmarrës e trafikantë

OFL ‘zbarkon’ në Tropojë, ultimatum 5 ‘të fortëve’

21.08.2020 - 09:42

Dorjan Jahelezaj, Grenit Hasanpapaj, Kreshnik Haxhiaj, Mark Lekndreaj, Milazim Ndreshaj janë pesë personazhet e radhës së botës së krimit të cilëve OFL u ka dhënë ultimatum të plotësojnë formularin e deklarimit të pasurive brenda 48 orësh.

​Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

  • D. J., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;
  • G. H., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
  • K. H., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
  • M. L., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
  • M. N., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

​OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.