MENU
klinika

Historia e çuditshme e 43-vjeçarit me koronavirus

115 ditë në spital, pozitiv në 28 tamponë

21.08.2020 - 10:46

I jep fund makthit të koronavirusit, pas 115 ditësh i shtruar në spital dhe 28 tamponëve, që për muaj, e nxirrnin pozitivë me virusin e rrezikshëm.

Bëhet fjalë për një 43-vjeçar në Itali. Mediat vendase e kanë raportuar rastin e Marco Carrara si një histori e çuditshme.

Carrara u kthye në shtëpinë e tij në Albino, në provincën e Bergamos pas muajsh në luftë me Covid-19.

Carrara u shtrua në spitalin Giovanni XXIII më 31 mars, menjëherë pas vdekjes së babait të tij nga koronavirusi.

Ai kaloi aty një muaj e gjysmë, ndërsa një tjetër muaj e kaloi në klinikën San Francesco. Aty gjendja e tij u përkeqësua dhe për këtë arsye e kthyen në spitalin e parë.

Më 8 qershor filloi rehabilitimi në fondacionin Piccinelli d Scanzorosciate, gjithashtu në provincën e Bergamos.

Por deri në 24 korrik, ai nuk mund të kthehej në shtëpi, dhe pse ishte shëruar “sepse tamponët dilnin akoma pozitivë”.

Kështu që ai u karantinua në banesën e babait të tij, pa pasur asnjë kontakt me gruan dhe dy fëmijët të cilët ai ishte në gjendje t’i përqafonte përsëri vetëm tani.

Tani “do të doja të shkoja në varreza tek prindërit e mi, pastaj të qëndroja në shtëpi për disa ditë me fëmijët dhe gruan time,” i tha ai L’Eco di Bergamo.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!