MENU
klinika

Mund të ketë surpriza...

Do të shtyhet takimi? Vuçiç nuk e përjashton mundësinë

21.08.2020 - 12:06

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, nuk ka përjashtuar mundësinë që të shtyhet takimi i planifikuar më 2 shtator, mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Kreu i shtetit serb megjithatë ka deklaruar se kurdo dhe kudo që do të mbahet takimi nuk do të ketë asnjë mundësi që të nënshkruhet njohja e pavarësisë së Kosovës në çfarëdo rrethane qoftë.

Por gjithashtu ai ka lënë të kuptohet se në Washington mund të ketë supriza rreth temave që mund të diskutohen.

“…do të doja të trajtoheshin vetëm tema të ekonomisë por nuk i përjashtojë befasitë”, tha Vuçiç duke shtuar se për të vetmen gjë që garanton është që ai do të luftojë për interesin e Serbisë në takimet në Washington apo Bruksel.

Ndërkohë nga zyra e kryeministrit Avdullah Hoti në Prishtinë janë shprehur  se s’kanë informacione për shtyrjen e takimit të 2 shtatorit mes Prishtinës dhe Beogradit në Washingtonit.

2 shtatori është tentativa e dytë për mbajtjen e këtij takimi midis Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

Në muajin qershor ishte planifikuar takimi i parë, mirëpo nuk u mbajt pasi Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Në fakt pas këtij lajmi ende nuk ka një sinjal nga organizatorët e takimit, që janë i dërguari i Presidentit Trumo, Richard Grenell apo edhe këshilltari për Sigurinë Kombëtare Bob O’Brien.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat