MENU
klinika

Erdogan bën publik lajmin

Turqia zbulon 320 miliardë metër kub gaz natyror në Detin e Zi!

21.08.2020 - 14:05

Në një moment kur tensionet mes Turqisë dhe Greqisë janë rritur ndjeshëm, për shkak të kërkimeve për hidrokarbure të Turqisë në Mesdheun Lindor, presidenti Turk Reccep Taip Erdogan bën publik lajmin se vendi ka gjetur burime të konsiderueshme gazi në Detin e Zi, zbulim i cili sipas Erdogan do të rrisë pavarësinë energjitike.

Erdogan në fjalën e tij tregoi se anija Kërkimore Fatih, ka zbuluar 320 miliardë metra kub gaz në Detin E Zi. 

Lajmi u bë publik pas disa ditësh njoftimesh nga ana e Presidentit se do të jepte një lajm që do të ndryshontte historinë e vendit.

Erdogan në fjalën e tij theksoi, se Turqia nuk do të heqë dorë nga kërkimet në Mesdhe, pasi ai që kërkon fiton.

Nga Stambolli ai i paralajmëroi edhe njëherë Greqinë dhe Aleatët e saj se edhe pse të gjithë u bënë së bashku për ta rrëzuar Turqinë , ata janë dolën më së miri të qëndrojnë në këmbët e veta. Në përfundim të fjalës se tij Erdogan tha se ata do të fillojnë menjëherë nga puna dhe shpresojnë që në vitin 2023 të krijojnë pavarësi energjetike për vendin.

Turqia prej dsa vitesh ka ndërmarrë fushata të shumta për burime gazi natyror, në Detin e Zi dhe Mesdhe.