MENU
klinika

Librat më të mirë të të gjitha kohërave, të votuar nga 125 shkimtarët më të mirë

Pse Tolstoi është më i mirë se Shakespeare?

20.08.2020 - 06:04

“Të lexosh është ushqimi që të jep frymëzimin për të bërë një punë shumë interesante” , ka thënë një herë Jennifer Egan. Ndërprerja në lexim dhe shkrim është një aftësi e domosdoshme e jetës për të na ridrejtuar për tek njeriu i thjeshtë dhe tek sekreti i shkrimtarëve që bëjnë portrete njerëzish me artin e fjalës, janë shprehur tashmë bibliotekarët e tyre personal.

Lista e dhjetë librave më të mirë: pyeten 125 shkrimtarët më të mirë të kohës amerikanë dhe britanikë, duke përfshirë Norman Mailer, Ann Patchett, Jonathan Franzen, Claire Messud dhe Joyce Carol Oates – “Duhet të jenë shumë të vëmendshëm dhe të punojnë fort për të siguruar një listë të radhitur sipas elementëve përkatës të asaj çfarë ata i konsiderojnë si dhjetë historitë e trilluara më të mira të kohës – novela, pjesët historike, dramat ose poemat.”

Nga 554 tituj të ndarë dhe të përzgjedhur ku secilit i është caktuar një urdhër me vlerë të bazuar në numrin e renditjes në të cilat ato shfaqen në listën e përgatitur paraprakisht, kështu që libri me konsideratën më të madhe merr një maksimum prej 10 pikësh , ndërsa ai që konsiderohet si i dhjeti merr vetëm 1 pikë.

Duke u prezantuar me listën, David Orr ofron një provë për madhështinë që ky libër mund të përmbajë:

“Në qoftë se ti je duke mbledhur një listë me librat më të mëdhenj të të gjitha kohërave, ti do të duhet të kesh parasysh dy gjëra: e para, duhet ta lëmë mënjanë dashamirësinë dhe të shmangim ata që janë duke punuar aktualisht me një roman; dhe e dyta duhet ta përcaktojmë saktësisht se çfarë do të thotë “i madh”. Pjesa e parë është e thjeshtë, po të dytës çfarë do t’i bëjmë? Një listë e shkurtër me përcaktime të “të madhes” mund të ngjajë e tillë:

“E madhe” do të thotë “librat që kanë qenë më të mëdhenjtë për mua”
“E madhe” do të thotë “librat që janë konsideruar si më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave nga shumë njerëz”
“E madhe” nuk ka të bëj fare me mua ose me ty ose me njerëzit në përgjithësi. Përfshin koncepte të jashtëzakonshme si Zoti ose Sublimja.
“E madhe”? Mua më pëlqen Tom Clancy.
Nga David Foster Wallace (#1: The Screwtape Letters nga C.S. Lewis) deri tek Stephen King(#1: The Golden Argosy, një antologji e vitit 1955 dhe një nga historitë e shkurtra më të mira në gjuhën angleze), koleksioni të ofron një përshtatje të shkurtër shumë të rrallë të ndërtimit të blloqeve kryesorë nga krijuesit e mëdhenj e deri tek ata që thjeshtë bëjnë shkrime, siç e ka thënë dhe Austin Kleon “Ti je një pasqyrë e asaj çfarë lejon që të hyjë në jetën tënde.”

Dhjetë punët më të mira të shekullit të XX- të

Lolita nga Vladimir Nabokov
Getsbi i Madh (The Great Gatsby) nga F. Scott Fitzgerald
In Search of Lost Time nga Marcel Proust
Ulisesi (Ulysses*) nga James Joyce
Dubliners* nga James Joyce
100 vjet vetmi (One Hundred Years of Solitude) nga Gabriel Garcia Marquez
The Sound and the Fury nga William Faulkner
To The Lighthouse nga Virginia Woolf
The complete stories nga Flannery O’Connor
Zjarr i zbehtë (Pale Fire) nga Vladimir Nabokov

Dhjetë punët më të mira të shekullit të shekullit të XIX –të

Anna Karenina* nga Leo Tolstoy
Zonja Bovari (Madame Bovary) nga Gustave Flaubert
Lufta dhe Paqja (War and Peace) nga Leo Tolstoy
Aventurat e Huckblerry Finn (The Adventures of Huckleberry Finn) nga Mark Twain
The stories e Anton Chekhov
Middlemarch* nga George Eliot
Moby-Dick nga Herman Melville
Great Expectations* nga Charles Dickens
Krim dhe ndëshkim (Crime and Punishment) nga Fyodor Dostoevsky
Emma* nga Jane Austen

Dhjetë autorët më të mirë në bazë të përzgjedhjes së librave të tyre

William Shakespeare — 11
William Faulkner — 6
Henry James — 6
Jane Austen — 5
Charles Dickens — 5
Fyodor Dostoevsky — 5
Ernest Hemingway — 5
Franz Kafka — 5
(barazim) James Joyce, Thomas Mann, Vladimir Nabokov, Mark Twain, Virginia Woolf — 4

Dhjetë autorët më të mirë nga pikët e fituara

Leo Tolstoy — 327
William Shakespeare — 293
James Joyce — 194
Vladimir Nabokov — 190
Fyodor Dostoevsky — 177
William Faulkner — 173
Charles Dickens — 168
Anton Chekhov — 165
Gustave Flaubert — 163
Jane Austen — 161

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët