MENU
klinika

Pritet të konkretizohen në Uashington

Tri marrëveshje ekonomike Kosovë-Serbi

22.08.2020 - 11:13

Tri letrat e qëllimit të mirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për linjën ajrore, hekurudhore dhe autostradën pritet të bëhen marrëveshje në takimin e shtatorit në Uashington.

Ani pse ky qëllim i mirë nuk ka gjetur zbatim, përkundër ndërmjetësimit para 10 muajsh të të deleguarit për dialogun, Richard Grenell, shpresat janë të mëdha që kësaj here të implementohen në kryeqendrën e ShBA-së.

Shefi i dikasterit të këtyre fushave, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi thotë për KosovaPress se gjitha indikacionet qojnë se letrat e qëllimit të mirë do të bëhen marrëveshje në takimin e shtatorit ndërmjet kryeministrit, Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Unë shpresoj që po, indikacionet e para duke përfshirë edhe takimin që është dashur të jetë në qershor kanë qenë që takimi do të jetë krye-këputur i ndërlidhur me ekonomi, si të zhvillojmë ekonominë e Ballkanit. Çka mund të bëhet më shumë që popujt të bashkëveprojnë në aspektin ekonomik më shumë në mënyrë që të ulen tensionet politike. Propozimet tona kanë qenë disa, duke përfshirë edhe këto dyja, hekurudha dhe autostrada për Merdare, pastaj që vazhdon gjithsesi. Prandaj shpresoj që edhe në takimin e shtatorit në tavolinë do të jenë edhe këto projekte qoftë bashkëfinancim ose hua-marrje. Pra qeveria e Kosovës është e gatshme të merr edhe hua marrje për financimin e këtyre projekteve jetike. Por gjithësi edhe të bashkëfinancime nëse ka vullnet të tillë. Prandaj këto projekte nuk mund të them në plotë që do të realizohen, por janë gjitha indikacionet që do të hasim në mirëkuptim dhe projektet e tilla do të prezantohen atje”, thotë ai.

Krahas ministrit, konkretizim të lidhjeve ekonomike me Serbinë sheh edhe profesori universitar i çështjeve ekonomike, Muhamet Sadiku, i cili thotë se duhet të fuqizohet ideja që nën sponsorizimin e ShBA-së të arrihen këto marrëveshje.

“Janë treguar disa iniciativa nën sponsorimi e ShBA-së sidomos për lidhjen ajrore, infrastrukturën për lidhjet tjera ekonomike që kanë rëndësi të madhe për jetën ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Është e vërtet se deri tash asgjë nuk ka ndodhur, por unë besoj që në takimin e ardhshëm në ShBA të dyja palët, nën moderimin e ShBA-ve duhet të futen në një agjendë që këto marrëveshje të bëhen realitet. Sidomos fillimi i linjës ajrore ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit respektivisht Kosovës dhe Serbisë dhe fillimi i krijimit të lidhjeve tjera siç është rasti me hekurudhën të tilla gjëra kërkojnë investime të konsiderueshme. Prandaj besoj që në kuadër të këtyre bisedimeve do të fuqizohet edhe më tepër kjo agjendë”, thotë ai.

Ndërkaq, Violeta Haxholli nga KDI-ja thotë se letrat e qëllimi të mirë duhet të shndërrohen në veprime konkrete.

“Letrat e qëllimit që janë arritur normalisht të konkretizohen në veprime konkrete nga ana e Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që ketë përpjekje të arrihet ai normalizimi i shumëkërkuar”, tha ai.

Pas një takimi në Bruksel, kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në fillim të shtatorit do të takohen në Uashington në ndërmjetësimin e të deleguarit për dialogun, Richard Grenell. Derisa një takim në kryeqendrën e ShBA-së në qershor është anuluar pas propozim aktakuzës për krime lufte ndaj presidentit, Hashim Thaçi.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat