MENU
klinika

"Ramë nga motori në det pa ndjenja"

Vdekja e 17-vjeçares në Velipojë, gjykata lë në burg të riun

23.08.2020 - 08:19

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë burg pa afat për të riun Indrit Bajraktari, që akuzohet për vrasje nga pakujdesia të 17-vjeçares Enisa Doda në Velipojë 5 ditë më parë.

25-vjeçari ka dalë ditën e sotme para gjykatës, ndërsa ka treguar versionin e tij të ngjarjes së rëndë. Indrit Bajraktari në gjykatë ka deklaruar se “kemi rënë të dy pa ndjenja në ujërat e detit Adriatik.

Jemi rrezuar të dy nga motori dhe nuk mbaj mend asgjë se çfarë ka ndodhur. Për rreth 40 minuta kam qëndruar pa ndjenja në ujë dhe pasi jam përmendur kam tentuar të dal me not. Ka ardhur një çift tjetër me motorskaf dhe me thanë se po njoftojmë ato të motorskafeve se ata ishin dy veta dhe nuk kishte vend për mua.

Nuk e di se si ka përfunduar çelësi i motorskafit në qafën e vajzës sepse kam rënë pa ndjenja. Kam tentuar që të largohem nga frika. Më kapi paniku dhe kisha frikë. Kam menduar se vajza është 18 vjeçe ndaj edhe kemi dalë. Motra e saj është ne Angli dhe kemi njohje“tha ai.