Në Kukës prej ditësh po mbizotërojnë temperaturat e larta dhe moti i thatë që ka ndikuar edhe në situatën hidrike.
Thatësira ka shkaktuar rënie të ndjeshme të nivelit në liqenin e Fierzës që po lë bregun e po tkurret çdo ditë rreth kupolës së tij, ndërsa uji gradualisht po lë bregun drejt qytetit të përmbytur.
Rrebeshet e shiut të rëna kohë më parë nuk dhanë asnjë efekt në dy lumenjtë kryesore, Drini i Bardhë dhe Drini i Zi, furnizuesit më të mëdhenj të Liqenit të Fierzës.
Situata e pazakontë hidrike ka detyruar KESH të alternojë punën në hidrocentralet e kaskadës së Drinit. Në Fierzë punohet me dy turbina të alternuara. Thatësira që ka pllakosur Kukësin ka ndikuar ndjeshëm në pakësimin e furnizimit të banorëve me ujë të pijshëm.