MENU
klinika

"E bindur se do hapim listat 100%"

Rudina Hajdari: Po përgatisim projektin e ri politik…

23.08.2020 - 09:43

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari i është rikthyer Reformës Zgjedhore duke zbuluar se po përgatit një projekt të ri politik.

Hajdari sa i përket Reformës Zgjedhore tha se është e bindur që do të listat do të hapen 100%.

Beteja për hapjen e listave u fitua falë mbështetjes së shumicës absolute të shqiptarëve. Jam e bindur se do i hapim 100%. Uroj që të njëjtën mbështetje ta ketë edhe për projektin e ri politik, i cili do të synojë bashkimin e tyre, që duan punën e ndershme dhe e shohin të ardhmen në këtë vend, kundër atyre pak të pangopurve që kanë 30 vite që majmen në kurriz të djersës së shqiptarit të ndershëm. Jam e bindur se projekti i ri politik që po përgatisim me ajkën e qytetarisë do të bashkojë së pari rininë studentore e cila ka qenë gjithnjë në krye të ndryshimit“- shkruan Hajdari.

Më tej ajo thotë se po përgatit një projekt politik me ajkën e qytetarisë shqiptare që synon të bashkojë rininë studentore fillimisht dhe gjithë njerëzit e ndershëm.

”Jam e bindur se projekti i ri politik që po përgatisim së bashku me ajkën e qytetarisë do të bashkojë së pari rininë studentore e cila ka qenë gjithnjë në krye të ndryshimit.”- shton Hajdari.

  • foto galeri