MENU
klinika

Krimet mjedisore

Procedohen penalisht 15 persona në qarkun e Dibrës

23.08.2020 - 11:16

Policia e Dibrës lajmëron se ka proceduar penalisht 15 persona, për krime të ndryshme mjedisore.

Sipas uniformave blu të Dibrës, të proceduarit janë nga gjithë qarku dhe dyshohet se kanë kryer vepra penale që lidhen me krime ndaj mjedisit.

Prej kohësh, në Dibër, por jo vetëm, është ngritur shqetësimi për prerje të pyjeve dhe dëmtim të mjedisit.

Njoftimi i policisë:

Dibër / Bulqizë / Mat

Strukturat e DVP Dibër vijojnë zbatimin e planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Evidentohen dhe goditen nga Policia, 15 raste të krimeve mjedisore, ku janë proceduar penalisht 15 shtetas.

Strukturat e DVP Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit , gjatë muajit Gusht, kanë evidentuar dhe goditur 15 raste, ku janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

L.R., banues në Bulqizë; XH. H., H. Ç., R. K., A. K., A. Ç., banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit :

B.M., A. M., A. A., banues në Bulqizë; G I., SH. G., A. B., banues në Dibër; I. C., banues në Mat, pasi janë konstatuar nga Policia duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionet përkatëse.

Ka filluar procedimi penal edhe për shtetasit :

  1. R., banues në Bulqizë, pasi u kap duke punuar e gërryer me një mjet eskavator.
  2. K., banues në Bulqizë, pasi u kap duke transportuar zhavorr nga Zalli i Gjoricës.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër e Mat, për veprime të mëtejshme.

Policia e Dibrës do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.