MENU
klinika

U shpall kampion me Tiranën

Çelhaka: Dua të luaj jashtë dhe të fitoj Kombëtaren

23.08.2020 - 14:50

I riu tiranas, Jurgen Çelhaka, ende nuk ka mbushur të 20-tat, por është shpallur kampion me ekipin e Tiranës dhe ka luajtur 30 ndeshje vetëm në këtë sezon, 6 më pak se numri total i ndeshjeve që ka zhvilluar ekipi i tij në kampionat.

Në një intervistë për fshf.org, ai tregon se si u bë pjesë e futbollit dhe sakrificat që ka bërë dhe vazhdon e bën për këtë lojë. Një ndër synimet e tij është të luajë jashtë Shqipërisë. Çelhaka ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Shqipërisë dhe tani është pjesë e kombëtares U-21.

Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll?

Kur isha i vogël, luaja shumë me shokët në lagje, ku pavarësisht se vritesha, dëshira për të qenë pjesë e kësaj loje, ishte më e madhe se dhimbja e këmbëve apo duarve. Gjithashtu, ndeshjet e kombëtares ishin një tjetër burim frymëzimi për mua, të cilat ma shtonin edhe më shumë dëshirën për t’iu futur rrugës së mrekullueshme të futbollit.

Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?

Njeriu i parë që më afroi me këtë sport ka qenë babai im. Ai e shihte se sa unë e doja futbollin dhe pa tek unë cilësite e veçanta që kisha. Kështu, ai investoi tek unë, duke më futur në Akademinë e KF Tiranës dhe unë mos të luaja më thjesht futboll në lagje por të stërvitesha në mënyrë të plotë dhe në të ardhmen të bëhesha futbollist profesionist.

Si e përjetove momentin kur more ftesën e parë nga kombëtarja dhe debutimi me ngjyrat kuqezi?

Të gjithë kur jemi të vegjël, pavarësisht ku luajmë, në lagje të pashtruara a në lagje të shtruara, në fusha të mëdha futbolli apo kalçeto, kemi vetëm një ëndërr: Të luajmë me kombëtaren shqiptare. Fatmirësisht, kjo ëndërr u bë realitet për mua dhe unë kam qenë dhe jam shumë i lumtur. Nuk dua të përsëris të tjerët, por i besoj të gjithë kur thonë që është një ndjenjë që nuk mund të përshkruhet me fjalë.

I rishikon ndeshjet e tua pasi luan? Dhe nëse po, çfarë i thua vetes?

E vërteta është që nuk i shikoj të gjitha, por ato që shikoj, bëj shumë autokritikë për gabimet trashanike që mund të kem bërë. Rishikimi i ndeshjeve është një formë stërvitjeje që i bëj vetes.

Cili ka qenë momenti apo episodi më i lumtur në karrierën tënde deri tani?

Akoma nuk kam mbushur 20 vjeç dhe jam shpallur kampion i Shqipërisë me ekipin tim të zemrës, Tironën. A ka moment më të lumtur se ky?

Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?

Sakrifica më e madhe që kam bërë dhe vazhdoj e bëj akoma është të shoh shokët e mi teksa dalin pa problem ndërsa unë jo, sepse më duhet të mbaj regjim sepse mund të kem ndeshje ose stërvitje.

Çfarë synimi ke për të ardhmen?

Dëshira e madhe që kam dhe synimi im është që të luaj në një ekip të nivelit të mirë jashtë Shqipërisë dhe të arrij kombëtaren A.

Cila është këshilla më e vyer që ke marrë dhe nga kush?

Kam marrë shumë këshilla, nga shumë njerëz të botës së sportit, por këshilla që e mbaj vëth në vesh është se asgjë nuk është falas. Vetëm me punë dhe me regjim, mund t’ia dal të bëhem një futbollist i madh.

Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale?

Nuk kam një idhull në veçanti, por të gjithë lojtarët e kombëtares i shikoj si shembull për t’u ndjekur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Talenti shqiptar 18-vjeçar i bavarezëve

Çuni: Dua ekipin e parë të Bayern dhe Kombëtares

Sergio Kalaj, pjesë e skuadrës kuqezi U-21

“Ëndrra ime të luaj me Lazion dhe Kombëtaren”


Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”