Epidemiologu Ilir Alimehmeti përmes një postimi në rrjetet sociale ja analizuar statistikat e koronavirusit në vendin tonë javën e fundit.
Sipas tij, me rritjen e testimeve është vënë re një qëndrueshmëri e rasteve të reja, ç’ka do të thotë se tashmë jemi në fazën e qëndrueshme të epidemisë.
Postimi i plotë:
“Ka prove me te mire se shifrat e kesaj jave?
Sa me shume shtohen testet aq me shume ulet perqindja e testeve pozitive (TPP).
Ka pese dite qe shifra e testeve eshte pothuajse fikse dhe perqindja nderron pak fare.
16 Gusht: 120 raste, 626 teste, TPP 19.2%
17 Gusht: 119 raste, 501 teste, TPP 23.8%
18 Gusht: 155 raste, 932 teste, TPP 16.6%
19 Gusht: 158 raste, 864 teste, TPP 18.3%
20 Gusht: 155 raste, 847 teste, TPP 18.3%
21 Gusht: 152 raste, 864 teste, TPP 17.6%
22 Gusht: 156 raste, 837 teste, TPP 18.6%
Tashme qe jemi fiks ndermjet 850-900 testeve ditore, TPP qendron fiks ndermjet 17.6-18.6%.
Pra, me sa duket kemi hyre ne fazen e qendrueshme te epidemise dhe rritja ditore varet kryesisht nga testet e shtuara ditore.
Mbetemi duke shpresuar ne rritjen me te larte te testeve ne menyre qe te ulim TPP nen benchmarkun 10%, nga ku fillon edhe te kete efekt zbulimi dhe izolimi i rasteve.”