MENU
klinika

“Kur populli flet vetë me zërin e tij, s’ka forcë që e ndalon”

Presidenti Meta poston videon: Fundi i autokratëve do të jetë njësoj!

23.08.2020 - 16:17

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me situatën e krijuar në Bjellorusi, ku opozita bëri thirrje për protesta, ndërsa sot dhjetëra mijëra demonstrues u mblodhën në sheshin e pavarësisë në Minsk, megjithë kërcënimet masive të aparatit shtetëror.

Me një shënim në facebook, ku ka postuar një video nga protesta, Presidenti shkruan se kur populli flet me zërin e tij, “nuk ka forcë në botë që e ndalon”.

“Në Minsk dhe kudo qoftë! Fundi i autokratëve do të jetë njësoj!“, shkruan Kreu i Shtetit

Postimi i plotë:

Kur populli flet vetë me zërin e tij nuk ka forcë në botë që e ndalon!

Në Minsk dhe kudo qoftë!

Fundi i autokratëve do të jetë njësoj!

Kur populli flet vetë me zërin e tij nuk ka forcë në botë që e ndalon! Në Minsk dhe kudo qoftë! Fundi i autokratëve do të jetë njësoj!

Gepostet von Ilir Meta am Sonntag, 23. August 2020

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN