Makineri perfekte, TRIPLETË (titull, kupë dhe Champions)…Bayern Munchen mbyll një ecuri të frikshme dhe me rekorde në historinë e Champions League, duke i fituar të gjitha ndeshjet nga faza e grupeve e deri në finale!
Heroi është djali i kristaltë, njeriu të cilit nuk i besoi Juventus dikur, por e bëri ekipi gjerman: Kingsley Coman! Skuadra e Hansi Flick, e cila mundi të pushtojë kontinentin e vjetër pas 7 vitesh mungesë, bëhet i pari ekip në histori që fiton të gjitha ndeshjet.
Me 3.9 gola për ndeshje, Bayern thyen rekord me mesataren më të madhe të shënimit të golave, në 11 ndeshje, 43 gola (2 gola larg Barcelonës së 1999, por ajo luajti 16 ndeshje dhe nuk i fitoi të gjitha).
Thomas Muller dhe Manuel Neuer bëhen të parët lojtarë që fitojnë 2 tripleta, si askush tjetër. Asnjë si Bayern Munchen nuk ka mundur dot të fitojë dy TRIPLETA. Leëandoëski shënoi 15 gola, por pa mundur do të arrijë Cristiano Ronaldon me 17 gola.