“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Doktor, në cilat raste rekomandohet artroplastika e gjurit?
Përgjigjet mjeku: Artroplastika e gjurit rekomandohet në pacientët e diagnostikuar me artozë të artikulacionit të gjurit, të njërit ose të të dy gjunjëve. Artroza është një sëmundje degjenerative e kërcit artikular që shfaqet me moshën. Kjo konsiston në prishjen e sipërfaqeve të lëmuara të kërcit dhe fërkimin e sipërfaqeve artikulare përkundjet njëra-tjetrës gjatë lëvizjes duke shkaktuar dhimbje.
Në fazat fillestare mund të përdoren medikamente ose injeksione intraartikulare për të ngadalësuar ecurinë e artrozës, por jo për ta frenuar atë. Në fazë të avancuar, kur pacienti ka vështirësi në ecje, dhimbje dhe kufizim të harkut të lëvizjes së gjurit, trajtimi më i mirë dhe përfundimtar është kirurgjia për vendosjen e protezës në gju.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.