MENU
klinika

Nga porta, në sulm

Pesë arsyet kryesore që çuan në triumfin e Bayern

24.08.2020 - 17:36

Bayern Munchen u shpall kampion për herë të gjashtë në Europë, duke mundur në finale të Champions League 1-0 ekipin e PSG-së. Dhe e bëri këtë në një nga sezonet më konvulsive që mbahen mend në klubin bavarez.

Në fakt, edhe lidershipi i tij në Gjermani ishte në pikëpyetje, sepse ndryshoi trajnerin në mes të sezonit dhe për shkak se shumë nga lojtarët ngrinin më shumë dyshime sesa jepnin siguri.

Por, Bayern është vetë historia, gjermane dhe europian e futbollit, ndaj diti t’i kapërcente të gjitha këto pengesa, për të ofruar një recital futbolli në Lisbonë, derisa ngriti trofeun e gjashtë të madh europian. Një sukses i merituar, që shpjegohet nga disa faktorë. Këto janë çelësat e kampionit të ri të Europës:

NDRYSHIMI I TRAJNERIT – Hans Flick është arkitekti i shkëlqyeshëm i një ndryshimi vendimtar, që Bayern ta përfundonte me një “hat-trick” të patëmetë këtë sezon. Trajneri gjerman arriti në javën e 11-të të Bundesligës për të marrë përsipër rolin e të shkarkuarit Niko Kovac.

Aftësia e tij për të ndryshuar “vizatimin” e formacionit, spostimi i Kimmich në mesfushë, rilindja e Muller në funksion të kauzës bavareze, janë disa nga virtytet, që i atribuohen atij. Pak ose fare mund të kritikohet një trajner si ai, që ka rikuperuar Bayern më të mirë në kohët e fundit. Sepse fiton, por edhe bind me lojë.

RILINDJA E VETERANËVE – Nuk është rastësi që Bayern ka mbretëruar në Europë në të njëjtin vit, kur disa prej “peshave të rënda” kanë rikuperuar versionin e tyre më të mirë. Manuel Neuer, më i miri, u shfaq shpëtimtar, me disa pritje vendimtare në nale.

Pikërisht kur hegjemonia e tij në kombëtaren e Gjermanisë po vihej në pyetje, në favor të Ter Stegen, ai shpërtheu, edhe pse me mjaft vite mbi supe. Thomas Müller u bë sërish konkurrues, me gola vendimtarë. Të mos flasim për Robert Leëandoëski, autor i 15 golave në Ligën e Kampioneve këtë sezon. Pra, trajneri Flick i rilindi veteranët dhe i bëri një nga çelësat e shkëlqyeshëm të suksesit të jashtëzakonshëm sezonal.

“THELLËSIA” E STOLIT – Finalja u fitua nga Kingsley Coman. Trajneri Flick e aktivizoi titullar francezin kundër PSG, ndërsa kishte përdorur Perisic në sfidat e tjera të “Final Eight”, në Lisbonë, për atë rol.

Pavarësisht se ishte një nga më të mirët kundër Barçës, kroati e nisi nalen nga pankina. Skuadra gjermane bëri edhe pa Pavard, madje nuk pyeti as për lëndimin e Boateng në mes të ndeshjes vendimtare, sepse ata që erdhën nga stoli nuk lanë asgjë mangut.

Fitimi i Champions-it, pra, është edhe meritë e stolit bavarez, që ka shumë potencial jo vetëm në kuadrin e Bundesligës, por edhe të Europës.

BAYERN ME GJAK TË RI – Ka filluair një proces gradual rinovimi, që tashmë po fllon të japë fryte. Ardhja e lojtarëve si Davies, Goretzka, Gnabry…në sezonet e fundit ka lejuar që të rinjtë të kombinohen me veteranët.

Ky proces ka rezultuar i suksesshëm, sepse përvoja tregon rrugën për t’u ndjekur, ndërsa emrat e rinj po fitojnë rëndësi pa presionin e parakohshëm të mbajtjes së krejt peshës mbi supe.

GJENDJA FIZIKE – Duke parë shtypjen (presionin) e Bayern në zonën e PSG-së në minutën e 80-të të lojës me pothuajse të njëjtin intensitet si në minutën e parë, kjo tregon fuqinë fizike të bavarezëve. Kjo i ka lejuar Bayern-it të diktojë lojën në mënyrë dërrmuese.

Ai presioni paraprak e nderoi ndaj Barçës, ndërsa kundërta skuadrës pariziene, në finale, dominoi nga fillimi deri në fund. Asnjë skuadër nuk ka arritur me një formë të ngjashme fizike si skuadra gjermane në Lisbonë. Historia shkon gjithmonë në favor të atyre që vrapojnë shumë në futboll.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Arsyet pse është triumf historik

Rekordet që vendosi Bayern në Champions League


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin