MENU
klinika

Protokolli i garës së famshme

Masa strikte në “Tour de France”, deri në përjashtime

25.08.2020 - 13:19

Çdo skuadër që do të marrë pjesë në edicionin 2020 të Turit të Francës duhet t’u nënshtrohet rregullave të forta anti-Covid që kanë miratuar organizatorët e turneut më të rëndësishëm në botë në sportin e biçikletës.

Këtë vit, garat do të nisin më datën 29 gusht dhe skuadrat kanë nisur të mbërrijnë në Nice, nga ku do të nisë turneu. Të gjithë çiklistët dhe stafet do të testohen 2 herë para se të nisë turneu dhe, në rast se një skuadër do të ketë 2 persona pozitivë brenda 7 ditësh (çiklistë, staf etj), ajo do të përjashtohet nga turneu.

Lajmin e konfirmoi Christian Prudhomme, drejtori i turit të Francës: “Përveç testimeve që do të kryejmë pas mbërritjes në Francës së ekipeve, do të kemi një skuadër lëvizëse mjekësore që do të testojë çiklistët në çdo moment. Nëse ata kanë simptoma, atëherë skuadra do të izolohet dhe nuk do të garojë më këtë turne”, – tha Prudhomme.

Tour de France, Geraint Thomas

Në këtë mënyrë, “Tour de France” këtë vit rrezikon shumë, pasi një garë që zgjat për më shumë se 20 ditë, është e pamundur të mos ketë raste, për më tepër që përfshirja e personave është shumë e madhe, pavarësisht se nuk ka spektatorë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Covid-19 nuk ndal këtë garë

“Tour de France” sfidon eventet e tjera