MENU
klinika

Situata në malin e Tomorit

Lëkurat e qengjave presin përfundimin e pelegrinazhit

25.08.2020 - 13:28

Sot është dita e fundit e pelegrinazhit në Malin e Tomorit. Gjatë 5-ditëve të pelegrinazhit në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës, ku çdo pelegrin falet për shëndet, mirësi e paqe në familjet e tyre.

Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë në shenjë mirësie bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen. E ndërsa ndryshe nga vitet e tjera, ku thereshin vend e pa vend, këtë vit kurbani është bërë në një vend të caktuar. Por problemi nuk është zgjidhur tërësisht, pasi kasapët pas therjes së qengjave të brendshmet i kanë hedhur diku në pritje të pelegrinazhit për t’i groposur.

Por në pritje të mbarimit të pelegrinazhit, zorrët dhe të brendshmet e tjera të qengjave janë kthyer në rrezik për përhapjen e ndonjë sëmundje. Besimtarët ngrenë çadrat e tyre në këtë vend të shenjtë duke kryer jo vetëm kurbanin e festës,por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorit, i cili ndodhet 2417 metra mbi nivelin e detit. Pelegrinazhi zhvillohet cdo vit nga 20-25 gushti.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë